Widgets

Pedofilin Ardian Përrenjasi e ka zbuluar një fëmijë 12 vjeç, djali i Adelina Drizit, mikeshë e monstrës. “Po djali im e ka zbuluar. Tani të gjithë po mburren, jo e zbuluam ne, jo e zbuluan ata. Po në fakt e ka zbuluar dj ali im. Ai është futur brenda, ai ka këmbëngulur që të lajmëronin Policinë.
Po djali im e ka zbuluar. Tani të gjithë po mburren, jo e zbuluam ne, jo e zbuluan ata. Po në fakt e ka zbuluar djali im. Ai është futur brenda, ai ka këmbëngulur që të lajmëronin Policinë. Të ishte për ata, do e kishin lënë të bënte çfarë kishte ndërmend edhe me djalin 10 vjeç,” thotë Adelina.

Ndërsa vogëlushi tregon se pasi humbi djali 10- vjeç, ai nisi të kishte dyshime.

“Pasi ikën punëtorët dhe aty ishin të afërmit e 10-vjeçarit A. Cani, që unë e kam shok, unë fillova të dyshoj. Një shef policie, që e kishte njeri të vetin shokun tim, më pyet nëse unë e njihja dhe a e kisha shok të afërmin e tij. Unë i thashë që e njoh dhe e kam shok. Pastaj më pyeti nëse e njihja personin që po e kërkonin ata burrat që u larguan. I thashë qe e njihja dhe që quhej Ardian Prrenjasi dhe që ishte nga Korça. Unë kisha dyshime se 10-vjeçarin e kishte mbyllur ai aty brenda dhe e mbante në shtëpi, sepse asnjëherë tjetër nuk e kishte mbyllur derën nga brenda dhe të rrinte brenda në shtëpi e të mos shkonte në punë. Prandaj u thashë të afërmve të djalit që të lajmëronin policinë”, rrëfen vogëlushi për Panoramën.

“Erdhën shokët e punës së Ardianit dhe më thanë që ai kishte humbur. Unë i çova deri te shtëpia e tij dhe kapërceva avllinë për të parë nga dritarja nëse ai ishte aty. Dritarja ishte mbuluar me peshqir, që të mos dukej nga rruga dhe unë e largova peshqirin me një dërrase. Aty pashë që kishte varur një lak te dera e banjës dhe fillova të kem frikë se edhe dyert nuk po hapeshin”, tregoi dje 12-vjeçari.

“Julianin e kam pasur shumë shok dhe jam mërzitur shumë kur ai humbi. Tani që Ardiani thotë që e ka vrarë, jam mërzitur edhe më shumë”, shprehet 12-vjeçari A. Drizi.

Më pas, ai tregon se mban mend një moment kur Ardian Prrenjasi ishte interesuar për Julianin dhe e kishte pyetur nëse ishte gjetur apo jo. “Kur shikonte lajmet që flisnin për Julian Çelën, më dukej sikur trishtohej, por nuk fliste. Në një rast po shikonim bashkë televizor, ishte edhe mami im dhe gruaja e Ardianit dhe unë kur doli Juliani në televizor thashë: “Sa gjynah. E kam pasur shok”. Në atë moment, ai më pyeti nëse unë dija gjë a e kishin gjetur akoma Julianin apo jo dhe unë i thashë që nuk e kishin gjetur

Welcome to My Blog

Sponsor!

- Të drejta të rezervuara © Mirësevini në bloggerin tonë! -Shqipria live- Platforma Blogger - Dizenjuar nga Psycho -