Widgets


Automjete me pankarta “Varje për pedofilin” shfaqen në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera si dhenja të para të zemërimit qytetar.Pankarta të tilla, ngjitur në xhamat e pasëm të makinave, shfaqin tronditjen e madhe që pësoi shoqëria shqiptare, ditët e fundit, nga publikimi i akteve makabre të pedofilisë dhe vrasjes së fëmijëve.Makina që shihni në foto, me targa të qytetit të Elbasanit, shkruan “Varje për pedofilin”, duke mos lënë asnjë shteg dyshimi se është fjala për të vetmin të njohur publikisht, Ardian Prenjasin.Por, të tilla pankarta me thirrje për dënime ekstreme nuk janë shfaqur ndonjëherë më parë, pavarësisht se aktet e pedofilisë kanë ndodhur dhe jo rrallë. Cila është arsyeja e kësaj britme, e kësaj klithme qytetare këtë radhë? Çfarë zgjoi kaq fort, ndërgjegjen e përgjumur të qytetarëve? Arsyeja na thotë se ka diçka tjetër, përtej pedofilisë, që ka të bëjë me zhdukjen, vrasjen dhe përdhosjen e kufomës së një fëmije, diçka që tremb lidhur me përsëritjen, me vazhdimësinë.Tronditja shoqërore, e shfaqur si në këtë fotografi, pret një përgjigje nga ligji për t’u fashitur, por përgjigja nuk ka për të qënë asnjëherë më, ajo që shqiptarët kanë njohur deri 22 vjet më parë. Jo! Dënimi me vdekje tashmë ka marrë fund, në zbatim të Konventës së të Drejtave të Njeriut e megjithatë, nuk është se nuk ekziston dënimi me vdekjen e ngadaltë, burgimin e përjetshëm, që gjykatat shqiptare nuk e kanë aplikuar kurrë për të tilla raste.

Welcome to My Blog

Sponsor!

- Të drejta të rezervuara © Mirësevini në bloggerin tonë! -Shqipria live- Platforma Blogger - Dizenjuar nga Psycho -