Widgets


“Me ‘këmbë në tokë’ shkojmë në Brazil”. Kjo është rruga që Xhani De Biazi mendon se mund ta çojë Shqipërinë në Botërorin e 2014-ës. Pas një “strapacimi” të madh në Norvegji, ku rruga dhe i ftohti kanë bërë të tyren. Gjithsesi trajneri është i kthjellët për gjendjen e skuadrës, pas një fitoreje të tillë që na vë në pozita shumë të mira në grup. Trajneri De Biazi shprehet i kënaqur jo vetëm për fitoren, por edhe që mbetemi ende në lojë për një kualifikim të mundshëm. Sepse fitorja historike në Ullevaal të Oslos ka ngjallur ëndrrën e shqiptarëve për një kualifikim të mundshëm në Brazil 2014, por për ta arritur këtë qëllim madhor ka ende shumë punë për të bërë.


Welcome to My Blog

Sponsor!

- Të drejta të rezervuara © Mirësevini në bloggerin tonë! -Shqipria live- Platforma Blogger - Dizenjuar nga Psycho -