Widgets

Të paktën 11 të burgosur, të gjithë shtetas shqiptarë, rezultojnë të zhdukur nga burgu i sigurisë së lartë i Trikalasë, 320 kilometra në veri-perëndim të Athinës.

Sipas raportimeve të BBC, persona të armatosur qëlluan me armë zjarri dhe granata kullën e institucionit, duke lënë të plagosur të paktën dy punonjës. Ndërsa të burgosurit, mesa duket, përdorën litarë për të zbritur nga kulla në tokë.

Ndërkohë, një përballje e armatosur vazhdoi gjatë natës brenda burgut dhe u sheshua vetëm pas ndërhyrjes së komandove, të cilët morën nën kontroll situatën.

Policia ngriti postoblloqe të shumta dhe aktualisht po përdor një helikopter për të kërkuar të burgosurit, si dhe bashkëpunëtorët e tyre nga jashtë.

Sipas mediave greke, të 11 personat që rezultojnë të larguar nga qendra e burgimit janë shtetas shqiptarë, të dënuar për grabitje dhe vjedhje.

Policia gjeti 400 deri në 500 gëzhoja plumbash dhe gjurmë të gjashtë granatave të shpërthyer gjatë sulmit, që filloi mbrëmjen e së hënës.

Sipas edicionit online të gazetës “Kathimerini”, vlerësohet se numri i personave që sulmuan burgun e sigurisë së lartë të ketë qenë nga 6 deri në 16.
Në zonë është dërguar edhe një prokuror, ndërsa Ministria e Drejtësisë do të hetojë se si kanë hyrë në burg armët automatike.

Në burgun e Trikallas një muaj më parë u tentua një tjetër arratisje spektakolare me helikopter, por ndërhyrja e forcave të rendit bëri që tentativa e Panajotis Vlastos të dështonte.

Ngjarja e fundit vjen gjithashtu një javë pas asaj ku protagonist ishte shtetasi shqiptar Alket Rizai, i cili në burgun e Malandrinos mbajti për një ditë peng 6 persona, mes të cilëve disa roje.

Welcome to My Blog

Sponsor!

- Të drejta të rezervuara © Mirësevini në bloggerin tonë! -Shqipria live- Platforma Blogger - Dizenjuar nga Psycho -