Widgets



Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Norvegjisë me rezultatin 0:1.
Takimi i vlefshëm për Eliminatoret e Kupës së Botës ‘Brazil 2014’ u zhvillua në stadiumin e ftohtë “Ulleval” të Oslos. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola edhe përkundër disa rasteve nga të dyja palët.
Ndërsa në pjesën e dytë kombëtarja e Shqipërisë tregoi se janë mjaftueshëm të përgatitur për këtë sfidë dhe kur po zhvillohej minuta e 67-të e takimit Hamdi Salihi realizoi golin e epërsisë, gol ky i cili i mundësoi kombëtares arkëtimin e tre pikëve shumë të vlefshme.
Duhet theksuar se kombëtarja në minutën e 89-të mbeti me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit të Altinë Lalës me kartonin e kuq.

Welcome to My Blog

Sponsor!

- Të drejta të rezervuara © Mirësevini në bloggerin tonë! -Shqipria live- Platforma Blogger - Dizenjuar nga Psycho -